“Kutejbe bin Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Kur zbriti ajeti: “Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi...”, (Enam, 82) shokëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ u erdhi rëndë, andaj thanë: “Po cili prej nesh nuk e moleps besimin me padrejtësi?” I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Nuk është ashtu si po mendoni. A nuk e keni dëgjuar fjalën e Lukmanit drejtuar të birit të vet: “... shirku është padrejtësia më e madhe.” (Lukman, 13) ?””