“Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Muhtari, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e këtij i ka treguar Salimi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Zejd ibn Harithen, ish-robin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, e thërrisnim Zejdi, i biri i Muhamedit, derisa zbriti ajeti: “Thirrni ata sipas etërve të tyre (të vërtetë), sepse kjo është më e drejtë tek Allahu.” (Ahzab, 5)”