“Ibrahim ibn Mundhiri më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Fulejhu, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Hilal ibn Aliu, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Amra se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Për secilin besimtar unë jam njeriu më i afërt, në këtë botë dhe në tjetrën. Nëse doni, lexojeni ajetin: “I Dërguari është më i afërt për besimtarët, sesa ata për veten e tyre...” Andaj, nëse një besimtar vdes dhe lë pasuri, le ta trashëgojnë të afërmit, kushdo qofshin ata, ndërkaq, nëse lë borxh ose dikë të humbur, le të vijë tek unë, sepse unë jam kujdestar i tij.””