“Is'hak ibn Nasri më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Ameshi, e këtij i ka treguar Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: “Për robërit e Mi të mirë kam përgatitur gjëra që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe askujt nuk i ka shkuar në mendje, të rezervuara për ta, përpos asaj çfarë ju është treguar.” Pastaj e lexoi ajetin: “Askush nuk di se çfarë kënaqësish janë fshehur për ta (në jetën tjetër), si shpërblim për atë që e kanë vepruar.” (Sexhde, 17)”