“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Madhëruar ka thënë: “Për robërit e Mi të mirë kam përgatitur gjëra që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe askujt nuk i ka shkuar në mendje.” Ebu Hurejra thotë: “Po deshët, lexojeni ajetin: “Askush nuk di se çfarë kënaqësish janë fshehur për ta (në jetën tjetër)...” (Sexhde, 17) Sufjani na ka thënë: “Na ka treguar Ebu Zinadi nga Arexhi se Ebu Hurejra ka thënë: “Allahu i Madhëruar ka thënë:...” sikur hadithi një fjalë. Dikush e pyeti Sufjanin: “E transmeton nga Pejgamberi ﷺ?” Tha: “E si ndryshe?!” Po ashtu, Ebu Muaviu transmeton nga Ameshi, e ky nga Ebu Salihu se shprehjen “kurretu a'jun" (kënaqësi) nga ajeti në fjalë, Ebu Hurejra e ka lexuar: “kurrati a'jun.””