“Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Omer ibn Muhamed ibn Zejd ibn Abdullah ibn Omeri, e këtij i ka treguar babai i tij se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çelësat e fshehtësisë janë pesë”, - pastaj e lexoi ajetin: “Pa dyshim, vetëm Allahu e di çastin e Kiametit. Ai e zbret shiun dhe di ç'ka në barkun e shtatzënës, e askush nuk di ç'do të fitojë nesër dhe askush nuk di se në ç'vend do të vdesë. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe njohës i çdo gjëje.” (Lukman, 34)”