“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ, pasi që Allahu e urdhëroi që grave të tij t'u ofrojë zgjedhjen (për të qëndruar me të ose për t'u shkurorëzuar), erdhi tek unë dhe filloi me mua duke më thënë: “Po të përmend një gjë, por nuk ke nevojë të ngutesh (për të marrë vendim) pa i pyetur prindërit.” Ai e dinte mirë se prindërit e mi nuk më thonë të ndahem prej tij. Pastaj Pejgamberi ﷺ tha: “Allahu ka thënë: “O i Dërguar! Thuaju grave tuaja: “Nëse dëshironi jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj, ejani, unë do t'ju jap vlerën (e shkurorëzimit) dhe do t'ju lëshoj si është më së miri. Por, nëse dëshironi Allahun, të Dërguarin e Tij dhe botën tjetër, dijeni se Allahu ka përgatitur shpërblim të madh për ato prej jush që bëjnë vepra të mira.” (Ahzab, 28-29) Unë i thashë: “Për cilën gjë t'i pyes prindërit?! Unë e zgjedh Allahun, të Dërguarin e Tij dhe jetën e ahiretit.””