“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ibn Hadi, e ky nga Abdullah ibn Habani se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyetëm Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, ky është selami për ty, por si të dërgojmë salavate mbi ty?” Ai tha: “Thoni: “Allahume sali ala Muhamedin abdike ve resulike, kema salejte ala ali Ibrahime. Ve barik ala Muhamedin ve ala ali Muhamed kema barekte ala Ibrahime (O Allah, dërgo salavat mbi Muhamedin, robin dhe të Dërguarin Tënd, siç ke dërguar salavat mbi familjen e Ibrahimit! Bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit siç ke bekuar Ibrahimin) !” Në transmetimin e Lejthit qëndron: “Ala Muhamedin ve ala ali Muhamed kema barekte ala ali Ibrahime (Bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit siç ke bekuar familjen e Ibrahimit) !” Në transmetimin e Jezidit qëndron: “Kema salejte ala Ibrahime. Ve barik ala Muhamedin ve ali Muhamed kema barekte ala Ibrahime ve ali Ibrahime (Siç ke dërguar salavat mbi Ibrahimin. Bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit siç ke bekuar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit) !””