“Seid ibn Jahjai më ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Misari, e ky nga Hakemi, e ky nga Ibn Ebu Lejla se Kab ibn Uxhrai (Allahu qoftë i kënaqu me të) tregon se dikush pyeti: “O i Dërguari i Allahut, kemi mësuar si të dërgojmë selam për ty, por si të dërgojmë salavat për ju?” Ai tha: “Thoni: “Allahume sali ala Muhamedin ve ala ali Muhamed kema salejte ala ali Ibrahime, ineke Hamidun Mexhid. Allahume barik ala Muhamedin ve ala ali Muhamed kema barekte ala ali Ibrahime, ineke Hamidun Mexhid (O Allah, dërgo salavat mbi Muhamedin dhe familjen e tij, siç ke dërguar salavat mbi familjen e Ibrahimit, Ti je i Falënderuar dhe i Lartësuar! O Allah, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç ke bekuar familjen e Ibrahimit. Ti je i Falënderuar dhe i Lartësuar) !””