“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Eflehu, vëllai i Ebu Kuajsit, kërkoi leje për të hyrë tek unë, pasi hixhabi ishte bërë obligim, andaj thashë: “Nuk do ta lejoj të hyjë pa i marrë leje Pejgamberit ﷺ, sepse vëllai i Ebu Kuajsit s'më ka ushqyer me gji, por më ka ushqyer gruaja e Ebu Kuajsit.” Kur Pejgamberi ﷺ erdhi tek unë, i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Eflehu, vëllai i Ebu Kuajsit, kërkoi leje për të hyrë tek unë, por unë nuk e lejova pa të pyetur ty fillimisht.” - “Çfarë të pengoi t'i japësh leje? Ai është xhaxhai yt (prej qumështi) ”, - më tha Pejgamberi ﷺ. - O i Dërguari i Allahut, burri nuk më ka ushqyer me gji. Mua më ka dhënë gji gruaja e Ebu Kuajsit, - i thashë. - “Jepi leje, sepse ai është xhaxhai yt, t'u pluhurosshin duart!” - më tha Pejgamberi ﷺ. Urve thotë: “Për këtë arsye Aishja thoshte: “Gjërat që i ndaloni për shkak të gjakut, ndalojini edhe në rast të gjidhënies.””