“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri, e ky e ka dëgjuar Ikrimen se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur Allahu cakton ndonjë punë në qiell, melekët rrahin krahët në shenjë përuljeje ndaj urdhrit të Tij sikurse zinxhiri (kur bie) mbi sipërfaqen e gurit të lëmuar. Pasi t'u largohet frika nga zemrat, ata thonë: “Çfarë tha Zoti juaj?” - Të vërtetën. Ai është i Lartësuari dhe i Madhërishmi! - i përgjigjen të tjerët atij që pyeti. Ata (shejtanët) dëgjojnë vjedhurazi dhe janë radhë-radhë mbi njëri-tjetrin, kështu, - Sufjani (transmetuesi) e përshkroi duke e shtrirë shuplakën (me gisht të madh nga qielli, kurse të voglin nga toka) dhe i hapi gishtërinjtë. Ai (shejtani) dëgjon ndonjë fjalë, të cilën e përcjell te tjetri nën të, pastaj ky ia përcjell tjetrit poshtë tij, derisa ta përcjellin te gjuha e sihërbaz it, - ose ka thënë: fallxorit. - Ka raste kur meteori i zjarrtë godet dëgjuesin para se t'ia përcjellë tjetrit , por ka raste edhe kur ia përcjell fjalët tjetrit, para se meteori ta godasë . Atëherë ai ia bashkëngjit edhe njëqind gënjeshtra, e në atë rast disa njerëz thonë: “A nuk na pati thënë se filan ditën do të ndodhë kështu e ashtu?” Dhe i besojnë atij për atë fjalë të dëgjuar nga qielli.””