“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Hazimi, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Amër ibn Murra, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, Pejgamberi ﷺ hipi mbi Safa dhe thirri: “O njrëz!” Atëherë fisi kurejsh u tubuan dhe i thanë: “Çfarë ke?” Pejgamberi ﷺ u tha: “Çfarë mendoni, sikur t'ju njoftoja se armiku do t'ju sulmojë në mëngjes ose në mbrëmje, a do të më besonit?” - Po, - i thanë ata. - “Atëherë pra, po ju paralajmëroj se ndodheni para një dënimi të rëndë” , - u tha Pejgamberi ﷺ. Atëherë Ebu Lehebi iu drejtua: “Qofsh i shkatërruar! A për këtë na tubove?!” Në këtë rast Allahu e zbriti ajetin: “Qofshin të shkatërruara duart e Ebu Lehebit!” (Mesed, 1)”