“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Ameshi, e ky nga Ibrahim Tejmiu, e ky nga babai i tij se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Po rrija me Pejgamberin ﷺ në xhami teksa dielli po perëndonte, e në atë rast tha: “O Ebu Dherr, vallë, e di ku perëndon dielli?” I thashë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ai vazhdoi: “Ai shkon të bëjë sexhde nën Arsh, gjë e cila përkon me fjalën e Allahut: “Dielli lundron për në vendin e vet të caktuar. Kështu e ka paracaktuar i Plotfuqishmi, i Gjithëdijshmi.” (Jasin, 38)”