“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe se Avami tregon: “E kam pyetur Muxhahidin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se a ka sexhde në suren Sad. Ai më është përgjigjur: “Kur Ibn Abasi është pyetur për këtë, ka thënë: “Këta janë ata (pejgamberët e përmendur), të cilët Allahu i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, andaj edhe Ti (o Muhamed!) ndiqe rrugën e tyre.” (Enam, 90) Ibn Abasi bënte sexhde kur e lexonte këtë ajet.””