“Muhamed ibn Abdullahu më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Ubejd Tanafisi se Avami tregon: “E kam pyetur Muxhahidin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se a ka sexhde në suren Sad. Ai më ka thënë: “E kam pyetur Ibn Abasin: “Ku je bazuar se aty ka sexhde?” Më është përgjigjur: “Ndër pasardhësit e tij Ne udhëzuam Davudin, Sulejmanin... Këta janë ata, të cilët Allahu i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, andaj edhe ti (o Muhamed) ndiq rrugën e tyre...” (Enam, 84-90) I Dërguari juaj ﷺ është urdhëruar ta pasojë edhe Davudin ﷺ, prandaj edhe ai ka bërë sexhde (siç ka bërë Davudi). ﴾عُجَابٌ﴿ (Uxhab): I çuditshëm (5). ﴾قِطَّنَا﴿ (Kitana): الْقِطُّ (el-kitu): Fletushka; këtu është për qëllim fletushka e veprave të mira (16). Muxhahidi, përkitazi me fjalët: ﴾فِي عِزَّة﴿ (Fi izetin), ka thënë: Mendjemëdhenj. ﴾ الْمِلَّةِ الآخِرَةِ﴿ (Në fenë e mëparshme): Fenë e kurejshëve (7). ﴾الاِخْتِلاَقُ﴿ (El-ihtilak): Gënjeshtër. ﴾الأَسْبَابُ﴿ (El-esbab): Rrugët e qiellit nëpër dyert përkatëse (10). ﴾ جُنْدٌ مَا هُنَالِكَ مَهْزُومٌ﴿ “(Ata janë) një ushtri e thyer...”: pra: kurejshët (11). ﴾أُولَئِكَ الأَحْزَابُ﴿ “Këta ishin ato grupacionet...”: Gjeneratat e shkuara (13). ﴾فَوَاقٍ﴿ (Fevak): Kthim (15). ﴾قِطَّنَا﴿ (Kitana): Dënimin tonë (16). ﴾اتَّخَذْنَاهُمْ سُخْرِيًّا﴿ (Itehadhna hum suhrijen): I patëm rrethuar (63). ﴾أَتْرَابٌ﴿ (Etrabun): Shembuj (52). Ibn Abasi, përkitazi me fjalën: ﴾الأَيْدِ﴿ (El-ejdi) ka thënë: Forcë në adhurim (ibadet) (17). ﴾الأَبْصَارُ﴿ (El-ebsaru): Syçeltësi në çështjet që kanë të bëjnë me Allahun (45). ﴾حُبَّ الْخَيْرِ عَن ذِكْرِ رَبِّي﴿ “I dhashë përparësi dashurisë për kuajt kundrejt përmendjes së Zotit tim”: Në vend se ta përmend (Zotin tim) (32). ﴾فَطَفِقَ مَسْحًا﴿ “Atëherë mori t'u mëshojë këmbëve dhe qafave”: i përshkoi qafat dhe këmbët e tyre (me shpatë) (33). ﴾الأَصْفَادِ﴿ (Asfadë): Lidhje e fortë (38).”