“Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Revhu dhe Muhamed ibn Xhaferi, e ky nga Shuëbe, e ky nga Muhamed ibn Zijadi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mbrëmë, teksa falesha, m'u shfaq një ifrit 1 xhin, - ose tha diçka të ngjashme, - i cili donte të ma ndërpriste namazin. Allahu më bëri triumfues ndaj tij, andaj desha ta lidhja në njërën prej shtyllave të xhamisë e ta lija ashtu deri në mëngjes, që ju të gjithë të mund ta shihnit, mirëpo m'u kujtua fjala e vëllait tim, Sulejmanit: "O Zoti im, më dhuro pushtet që nuk do ta ketë askush pas meje!” Revhu (transmetuesi) shton: “Prandaj e largoi (shejtanin) të poshtëruar.””