“Haseni më ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Halili, e këtij i ka rrëfyer Abdurrahimi nga Zekerija ibn Ebu Zaide, e ky nga Amiri se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë do të jem i pari që do ta ngre kokën (zgjohem) pas fryrjes së fundit, e në atë rast do ta shoh Musain të kapur për Arsh. Nuk di nëse ai nuk ka vdekur (pas fryrjes së parë) apo është ringjallur para meje pas fryrjes së dytë.””