“Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky e ka dëgjuar Ebu Salihun se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Koha mes dy fryrjeve është dyzet.” Të pranishmit pyetën: “O Ebu Hurejre, dyzet ditë?” - Refuzoj (të përgjigjem)! - tha Ebu Hurejra. - Dyzet vjet? - pyeti dikush. - Refuzoj! - ia ktheu. - Dyzet muaj? - pyeti më tej dikush. - Refuzoj! - tha prapë Ebu Hurejra, dhe vazhdoi: - “Çdo pjesë e njeriut do të tretet, përveç kërbishtit , prej të cilit do të ringjallen krijesat.””