“Salt ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e ky nga Revh ibn Kasimi, e ky nga Mensuri, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Ebu Mameri se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), për ajetin: “Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate në dynja) duke menduar se nuk do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit, të parët dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se Allahu nuk di shumë gjëra që ju bënit”, (Fusilet, 22) ka thënë: “Dy burra kurejshë dhe një mik i tyre thekifas, ose dy thekifas dhe një mik i tyre kurejsh ndodheshin në një shtëpi, kur njëri prej tyre u tha: “A mendoni se Allahu e dëgjon bisedën tonë?” Tjetri iu përgjigj: “Dëgjon (vetëm) një pjesë.” Ndërkaq, i treti shtoi: “Nëse dëgjon një pjesë, sigurisht se e dëgjon të tërën.” Atëherë zbriti ajeti: “Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate në dynja) duke menduar se nuk do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit, të parët dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se Allahu nuk di shumë gjëra që ju bënit.” (Fusilet, 22)”