“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdulmelik ibn Mejsera se Tavusi tregon se, kur Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u pyet për ajetin: “... Përveç dashurisë për të afërmit...”, (Shura, 23) Seid ibn Xhubejri u përgjigj duke thënë: “Të afërmit janë farefisi i Muhamedit ﷺ.” Por, Ibn Abasi ia ktheu: “U ngute, se Pejgamberi ﷺ kishte afërsi me çdonjërën prej degëve kurejshe.” Pastaj, Ibn Abasi shtoi (duke e komentuar ajetin): “Përveç nëse i mbani lidhjet farefisnore mes meje dhe jush.””