“Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Muaviu nga Ameshi, e ky nga Muslimi se Mesruku tregon se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Kjo (ndodhia e tymit) ngjau pasi kurejshët e kundërshtuan Pejgamberin ﷺ, e në atë rast ai u lut kundër tyre me vite thatësie sikurse vitet e Jusufit. Kështu, ata i kaploi thatësia dhe uria, saqë u detyruan të hanin edhe eshtra. Kishte raste kur ndonjëri shikonte drejt qiellit, nga uria e madhe, e i dukej sikur po shihte tym mes tij dhe qiellit. Allahu i Madhërishëm zbriti shpalljen: “Andaj ti prite atë (ditë), kur qielli do të lëshojë tym të qartë, që do t'i mbulojë njerëzit, (e do t'u thuhet): “Ky është dënimi dhembshëm!” (Duhan, 10-11) Më pas, dikush vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, kërko shi prej Allahut për fisin mudar, se u shkatërruan!” Pejgamberi ﷺ i tha: “Për fisin mudar?! Ti vërtet qenke guximtar!” Si rrjedhojë, i Dërguari i Allahut ﷺ u lut për shi, sakaq ra shi. Atëherë zbriti ajeti: “... ju me siguri që do të ktheheni (në mosbesim).” (Duhan, 15) Pasi u erdhi bollëku, ata u kthyen në gjendjen e mëparshme, andaj Allahu i Madhëruar zbriti ajetin: “Ditën, kur do t'i mbërthejmë ata me forcën më të madhe, Ne do të hakmerremi.” (Duhan, 16) Pra, ditën e Bedrit.””