“Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ shihte ndonjë re a erë, vërehej në fytyrë (se nuk ndihej i qetë). Unë i pata thënë: “O i Dërguari i Allahut, kur njerëzit i shohin retë, gëzohen, duke shpresuar se ka shi në to, ndërkaq kam vërejtur se, kur ti i sheh ato, në fytyrën tënde dallohet shqetësimi.” Ai ma pati kthyer: “Oj Aishe, kush më siguron se nuk ka dënim në to? Një popull është dënuar me erë, kurse një tjetër e patën parë dënimin, porse thoshin: “Kjo re po sjell shiun!” (Ahkaf, 24) ””