“Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka treguar Muaviu ibn Ebu Muzerradi nga Seid ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pasi Allahu i krijoi krijesat, lidhja farefisnore u ngrit dhe u kap për brezi të Mëshirëplotit, e në atë rast Allahu iu drejtua: - Çfarë? - Kjo është pozita e atij që kërkon mbrojtjen Tënde prej shkëputjes (së lidhjes familjare) , - i tha ajo. - A nuk je e kënaqur që Unë t'i mbaj lidhjet me atë që i mban me ty dhe t'i shkëpus me atë që i shkëput me ty? - i tha Allahu. - Posi, o Zoti im! - Le të mbetet kjo për ty, pra, - i tha Allahu.” Ebu Hurejra shtoi: “Lexojeni po deshët: “Nëse ju (o hipokritë) i ktheni shpinën besimit, atëherë do të bënit ngatërresa në Tokë dhe do t'i shkëputnit lidhjet farefisnore.” (Muhamed, 22)”