“Ibrahim ibn Hamzai na ka thënë: Na ka treguar Hatimi, e ky nga Muaviu, e këtij i ka treguar xhaxhai i tij Ebu Hubab Seid ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton hadithin paraprak duke shtuar: “Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Lexojeni po deshët: “Nëse ju (o hipokritë) i ktheni shpinën besimit, atëherë do të bënit ngatërresa në Tokë dhe do t'i shkëputnit lidhjet farefisnore.” (Muhamed, 22)”