“Hasen ibn Abdulazizi na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Jahjai, e këtij i ka rrëfyer Hajve nga Ebu Esvedi, e ky e ka dëgjuar Urven se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ falej natën, saqë i ënjteshin këmbët. Unë e pyeta: “Pse po e bën këtë, o i Dërguari i Allahut, përderisa Allahu t'i ka falur mëkatet e kaluara dhe të ardhshmet?” Ai u përgjigj: “A nuk mund të dëshiroj të jem rob falënderues?!” E, kur u thye në moshë, falej ulur, mirëpo, kur donte të binte në ruku, çohej dhe vazhdonte leximin, pastaj binte në ruku.””