“Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Seleme nga Hilal ibn Ebu Hilali, e ky nga Ata ibn Jesari se Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se ky ajet i Kuranit: “O Pejgamber! Ne ty të kemi dërguar si dëshmitar, përgëzues dhe paralajmërues” (Ahzab, 45) në Tevrat është kështu: “O Pejgamber, Ne ty të dërguam dëshmues, përgëzues, rojtar të arabëve, ti je robi dhe i Dërguari Im. Të kam emërtuar “i mbështeturi" (në Allahun). Nuk është i pasjellshëm e as i rreptë, nuk e ngre zërin në tregje, as e kthen të keqen me të keqe, por i toleron dhe i fal gabimet. Allahu nuk do t'ia marrë shpirtin pa e drejtuar popullin e devijuar (arabët idhujtarë e) të thonë: “La ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut)”, fjalë me të cilën do të hapë disa sy të verbëruar, veshë të shurdhuar dhe zemra të mbyllura.””