“Ubejdullah ibn Musai na ka treguar se Israili transmeton nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa një shok i Pejgamberit ﷺ po lexonte (suren Kehf), ndërkohë një kalë të vetin e kishte të lidhur afër shtëpisë, kali filloi të trembej. Ai doli të shikojë përreth, por nuk pa asgjë. Por, kali vazhdoi të trembej edhe më tej. Me t'u gdhirë, ia rrëfeu ndodhinë të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili i tha: “Ajo është prehja; ka zbritur për shkak të Kuranit.””