“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Xheneti dhe Zjarri diskutuan, e në atë rast Zjarri tha: “Jam përgatitur për mendjemëdhenjtë dhe arrogantët.” Ndërkaq, Xheneti tha: “Si ka mundësi që tek unë hyjnë vetëm njerëzit e dobët dhe ata të lënë anash?” Atëherë, Allahu i Madhëruar iu drejtua Xhenetit: “Ti je mëshira Ime, me ty mëshiroj kë të dua nga robërit e Mi.” Ndërkaq, Zjarrit i tha: “Ti je dënim. Me ty dënoj kë të dua nga robërit e Mi.” Të dy kanë pjesën me të cilën do të mbushen. Sa i përket Zjarrit, nuk do të mbushet pa e vendosur Allahu Këmbën e Vet sipër tij e Zjarri të thotë: “Mjafton! Mjafton! Mjafton!” Dhe, si pasojë, Zjarri do të mbushet e do të ngjeshet mirë e mirë. Allahu nuk i bën padrejtësi asnjë robi të Tij. E, sa i përket Xhenetit, Allahu i Madhëruar, për të, do të krijojë krijesa.””