“Is'hak ibn Ibrahimi na ka treguar se Xheriri transmeton nga Ismaili, e ky nga Kajs ibn Ebu Hazimi se Xherir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, duke ndenjur me Pejgamberin ﷺ, ai shikoi Hënën e plotë, në natën e katërmbëdhjetë dhe tha: “Do ta shihni Zotin tuaj, ashtu siç po e shihni këtë (Hënën) : pa asnjë vështirësi. Po patët mundësi që të mos ju pengojë asgjë nga falja e namazit të sabahut dhe të ikindisë, bëjeni.” Pastaj lexoi: “... madhëroje Zotin tënd dhe falënderoje Atë para lindjes së diellit dhe para perëndimit.” (Kaf, 39)”