“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku nga Muhamed ibn Abdurrahman ibn Nevfeli, e ky nga Urve, e ky nga Zejnebja, e bija e Ebu Selemes, se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Iu ankova të Dërguarit të Allahut ﷺ se nuk ndihesha mirë, e në atë rast më tha: “Kryeje tavafin mbrapa njerëzve hipur në deve.” Teksa unë e kryeja tavafin, i Dërguari i Allahut ﷺ falej pranë Qabesë dhe e këndonte suren Tur.””