“Humejdi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu nga Muhamed ibn Xhubejr ibn Mutëimi se babai i tij Xhubejr ibn Mutëimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke lexuar suren Tur në namazin e akshamit dhe, kur arriti tek ajetet: “A mos vallë, ata janë krijuar prej hiçit apo mos janë ata krijues të vetvetes?! A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Nuk është kështu, por ata nuk janë aspak të bindur. A mos zotërojnë thesaret e Zotit tënd?! Apo mos janë ata sunduesit (e gjithçkaje)?!”, (Tur, 35-37) zemra desh më fluturoi.” Sufjani ka thënë: “Sa më përket mua, vërtet e kam dëgjuar Zuhriun duke treguar nga Muhamed ibn Xhubejr ibn Mutëimi, e ky nga i ati se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ, në namazin e akshamit, të lexojë suren Tur, kurse atë që është transmetuar shtesë, nuk e kam dëgjuar.””