“Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) falej te boka që gjendej në fund të Rrafshinës së Revhasë. Kjo bokë përfundonte buzë rrugës, afër xhamisë që ndodhet mes kësaj boke dhe fundit të Rrafshinës (së Revhasë) teksa shkon për në Mekë. Edhe pse aty qe ndërtuar një xhami, Abdullahu nuk falej në të, por falej para saj duke e lënë xhaminë në anën e majtë mbrapa, mbi bokën në fjalë. Kur Abdullahu rrugëtonte prej Revhasë, nuk e falte drekën derisa arrinte te ky vend, pastaj e falte drekën. Ndërkaq, kur kthehej prej Mekës dhe aty e zinte fundi i natës ose pak para agimit, ndalej të pushonte derisa e falte sabahun.”