“Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ ndalej nën një pemë të madhe në afërsi të Ruvejthës. Ajo ndodhej përballë rrugës në anën e djathtë, në një vend të gjerë, pasi t'i kalosh bokat që ndodhen afër vendndaljes së postierit në Ruvejthe në largësi prej dy miljesh. Asaj i ishte thyer pjesa e sipërme dhe ishte lakuar në brendësinë e saj. Qëndronte mbi trungun e saj, në mesin e së cilës ndodheshin grumbuj të vegjël zalli.”