“Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ është falur në skaj të një boke që ndodhej përtej Arxhit, në rrugë të bregores. Afër asaj xhamie ndodheshin dy-tri varre, mbi të cilat kishte grumbuj gurësh të mëdhenj, në të djathtë të rrugës, te shkëmbinjtë përskaj rrugës. Abdullahu kalonte mes këtyre shkëmbinjve kur rrugëtonte prej Arxhit, pas mesditës, dhe e falte drekën në atë xhami.”