“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i dogji dhe i preu palmat e hurmave të fisit benu nadir, që ndodheshin në Buvejra. Atëherë zbriti ajeti: “Për çfarëdo palme hurmash që pretë (të armikut) ose latë në këmbë, keni pasur miratimin e Allahut dhe që Ai t'i poshtërojë mëkatarët.” (Hashr, 5)”