“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, - më shumë se një herë, - e ky nga Amri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Malik ibn Evs ibn Hadethani se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ndër pasuritë që Allahu ia ka dhënë të Dërguarit të Tij ﷺ nën sundim, pa kurrfarë angazhimi të muslimanëve, qoftë me kuaj, qoftë me deve, kanë qenë edhe ato të fisit benu nadir, të cilat qenë rezervuar enkas për të Dërguarin e Tij ﷺ. I Dërguari i Allahut ﷺ një pjesë të saj e shpenzonte për të siguruar jetesën e familjes së vet për një vit, kurse pjesën e mbetur e shfrytëzonte për blerje të armëve dhe kuajve, si përgatitje për luftë në rrugën e Allahut.””