“Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Ejubi nga Hafsa bint Sirini se Umu Atija (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur ia dhamë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ, ai na citoi ajetin: “O Pejgamber, nëse vijnë te ti besimtaret e të betohen se nuk do t'i shoqërojnë Allahut asgjë (në adhurim), nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë zina, nuk do t'i vrasin fëmijët e tyre, nuk do të shpifin në moralin e njëra-tjetrës dhe se nuk do të të kundërshtojnë në çfarë është e drejtë dhe e arsyeshme, atëherë ti pranoje betimin e tyre dhe lutju Allahut t'i falë. Vërtet, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” (Mumtehine, 12) Pastaj na ndaloi që të vajtonim, e në atë rast njëra nga gratë e pranishme tërhoqi dorën dhe tha: “Filania më pati gëzuar (pati vajtuar me mua), andaj kam dëshirë ta shpërblej për këtë.” Pejgamberi ﷺ nuk i tha asgjë. Kështu, ajo shkoi, pastaj u kthye prapë (për t'u besatuar) dhe Pejgamberi ﷺ e pranoi besën e saj.””