“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e këtij i ka treguar Ebu Idrisi se Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ishim te Pejgamberi ﷺ kur tha: “A po ma jepni besën se nuk do t'i shoqëroni Allahut asgjë, nuk do të bëni zina , nuk do të vidhni”, - dhe e lexoi në tërësi ajetin përkatës (të besatimit) të grave, pastaj tha: “Kush e mban besën e tij, do të shpërblehet nga Allahu, e kushdo që kryen ndonjërën nga këto vepra (përveç idhujtarisë) dhe ndëshkohet në dynja, i llogaritet shpagim (për mëkatin) . Ndërkaq, kushdo që vepron ndonjërën nga këto vepra (përveç idhujtarisë) dhe Allahu ia mbulon, çështja e tij i përket Allahut: nëse do, e dënon, por, nëse do, e fal.” Transmetimin e fuqizon Abdurrezaku nga Mameri.”