“Abdulaziz ibn Adullahu na ka thënë: Na ka treguar Sulejman ibn Bilali nga Thevriu, e ky nga Ebu Gajthi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa ishim ulur pranë Pejgamberit ﷺ, i zbriti surja Xhumua: “... edhe të tjerëve nga ata, të cilët ende nuk u janë bashkuar.” Unë pyeta: “Cilët janë këta (që u përmendën në këtë ajet), o i Dërguari i Allahut?” Por, ai nuk ktheu përgjigje derisa e pyeta tri herë. Ndër ne ishte edhe Selman Farisiu. I Dërguari i Allahut ﷺ e vuri dorën e tij mbi Selmanin, pastaj tha: “Edhe nëse imani do të arrinte lartësinë e plejadës, njerëz të tillë, - ose tha: një njeri i tillë, - do ta arrinte atë.””