“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Muhamedi, i biri i Xhubejr ibn Mutëimit, se babai i tij Xhubejr ibn Mutëimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Unë kam disa emra: 1. Unë jam Muhamedi 2. Unë jam Ahmedi, 3. Unë jam Fshirësi (el Mahi) : nëpërmjet meje Allahu do ta fshijë kufrin (mosbesimin) , 4. Unë jam Tubuesi (el Hashir) : njerëzit do të tubohen te këmbët e mia, si dhe 5. Unë jam Përmbyllësi (el Akib) .””