“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe nga Hakemi, e ky e ka dëgjuar Muhamed ibn Kab Kuradhiun se Zejd ibn Erkami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Abdullah ibn Ubeji tha: “Mos u jepni asgjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut"; gjithashtu tha: “Po u kthyem në Medinë...”; unë ia përcolla këto fjalë Pejgamberit ﷺ, e në atë rast ensarët më qortuan. Abdullah ibn Ubeji u betua se nuk i kishte thënë ato fjalë. Si rrjedhojë, u ktheva në shtëpinë time dhe fjeta. Më vonë, i Dërguari i Allahut ﷺ më thirri dhe, kur shkova, më tha: “Allahu e vërtetoi fjalën tënde.” Pastaj zbriti ajeti: “Ata thonë: “Mos u jepni kurrgjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut, me qëllim që të largohen prej tij!” Por Allahut i takojnë thesaret e qiejve dhe të Tokës, ndonëse hipokritët nuk kuptojnë.” (Munafikun, 7) Ibn Ebu Zaide transmeton nga Ameshi, e ky nga Amri, e ky nga Ibn Ebu Lejla, e ky nga Zejd ibn Erkami, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”