“Ubejdullah ibn Musai transmeton nga Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Zejd ibn Erkami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Isha me xhaxhanë tim kur dëgjova Abdullah ibn Ubej ibn Selulin të thotë: “Mos u jepni asgjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut ﷺ, me qëllim që ata të largohen. Po u kthyem në Medinë, pa dyshim se i privilegjuari i banorëve të saj do ta dëbojë të ulëtin.” Këtë fjalë ia përmenda xhaxhait tim, i cili ia përcolli Pejgamberit ﷺ. Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ më thirri dhe unë ia tregova ndodhinë. Pastaj dërgoi dikë për ta thirrur Abdullah ibn Ubejin dhe shokët e tij, të cilët u betuan se nuk i kishin thënë ato fjalë. Si rrjedhojë, i Dërguari i Allahut ﷺ më përgënjeshtroi dhe u besoi atyre, e në atë rast mua më kaploi një pikëllim si kurrë më parë, prandaj qëndrova në shtëpinë time. Xhaxhai im më tha: “Nuk ndalove derisa bëre që i Dërguari i Allahut ﷺ të të përgënjeshtrojë e të të urrejë!” Për këtë Allahu i Madhëruar zbriti ajetin: “Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: “Ne dëshmojmë se vërtet ti je i Dërguari i Allahut...” Pejgamberi ﷺ dërgoi dikë për të më thirrur dhe, pasi ma lexoi ajetin, më tha: “Allahu e vërtetoi fjalën tënde.””