“Sad ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani nga Jahjai se Ebu Seleme tregon: “Njëherë, një burrë vajti tek Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), pranë të cilit ishte ulur Ebu Hurejra, e i tha: “Më jep përgjigje për një grua që e lind foshnjën dyzet net pas vdekjes së burrit të saj!” Ibn Abasi i tha: “Zbatoje kohën më të gjatë të pritjes (idetin më të gjatë).” Ebu Seleme citoi ajetin: “Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin.” Ebu Hurejra tha: “Unë e përkrah mendimin e birit të vëllait tim, Ebu Selemes.” Ibn Abasi e dërgoi shërbëtorin e tij, Kurejbin, ta pyesë Umu Selemen. Ajo tha: “Pasi që burri i Subeja Eslemiut u vra, ajo ishte shtatzënë dhe lindi dyzet net pas vdekjes së tij. Pasi u kërkua dora e saj për martesë, i Dërguari i Allahut ﷺ e martoi me njërin nga të interesuarit. Ndër ata që patën kërkuar dorën e saj ishte edhe Ebu Senabili.””