“Sulejman ibn Harbi dhe Ebu Numani na kanë thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi nga Ejubi se Muhamed ibn Sirini tregon: “Isha në një ndejë, ku ishte edhe Abdurrahman ibn Ebu Lejla. Shokët e tij e çmonin lart atë. Aty përmendi kohën më të gjatë të pritjes (idetin), ndërsa unë e përmenda hadithin e Subeja bint Harithit, të cilin ma pat transmetuar Abdullah ibn Utbe. Disa shokë të tij kafshonin buzët (për të ma tërhequr vërejtjen). Kur kuptova veprimin e tyre, thashë: “Do të kisha qenë shumë guximtar po të gënjeja për Abdullah ibn Utben, i cili ndodhej në një pjesë të Kufes.” Abdurrahmani u turpërua (rreth asaj që ndodhi) dhe tha: “Por, xhaxhai i tij nuk ka thënë kështu.” Si rrjedhojë, dola dhe e takova Ebu Atijen, Malik ibn Amirin, dhe e pyeta për këtë gjë. Ai filloi të ma shpjegonte ndodhinë e Subejës, ndërkohë i thashë: “Ke dëgjuar diçka nga Abdullahu rreth kësaj çështjeje?” Ai ma ktheu: “Njëherë, teksa ishim tek Abdullahu, na tha: “Vallë, gjërat e rënda për të (për të venë që i vdes burri) i pranoni, kurse lehtësimet jo?! Dihet se surja e shkurtër e grave (surja Talak) ka zbritur pas sures së gjatë (Bekare): “Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin.””