“Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Hisham ibn Jahjai nga Ibn Hakimi, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për çështjen e atij që e bën haram gruan e vet , ka thënë: “E kryen shpagimin e betimit. Pastaj lexoi: “Në të Dërguarin e Allahut keni shembullin më të mirë ...” (Ahzab, 21)”