“Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hisham ibn Jusufi nga Ibn Xhurejxhi, e ky nga Atai, e ky nga Ubejd ibn Umejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ hante mjaltë dhe rrinte te Zejnebe bint Xhahshi, andaj unë dhe Hafsa u morëm vesh që, kur Pejgamberi ﷺ të vijë te cilado prej nesh, t'i themi: “Vallë, ke ngrënë megafir?! Po të vjen era megafir.” Pejgamberi ﷺ tha: “Jo. Kam ngrënë mjaltë te Zejnebe bint Xhahshi, por nuk do të ha më, gjë për të cilën betohem , andaj mos i trego askujt.””