“Amër ibn Avniu na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omeri ka thënë: “Njëherë, kur gratë e Pejgamberit ﷺ u bënë bashkë në xhelozinë ndaj tij, unë u thashë: “Po qe se ai ju shkurorëzon, Zoti i tij mund t'ju zëvendësojë me më të mira se ju.” Atëherë zbriti ky ajet (ajeti i pestë i sures Talak).””