“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky e ka dëgjuar Ubejd ibn Hunejnin se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Doja ta pyesja Omerin për dy gratë të cilat u morën vesh për t'ia zbuluar të fshehtën të Dërguarit të Allahut. Kështu, prita kohë të gjatë dhe nuk m'u dha mundësia për këtë derisa u nisëm së bashku për haxh. Kur arritëm në Dhahran, Omeri shkoi për ta kryer nevojën, pastaj më tha: “Ma sill ujin për abdes.” Ia solla kovën me ujë dhe, teksa fillova t'i hedh (ujë), e shfrytëzova rastin dhe i thashë: “O prijësi i besimtarëve, cilat kanë qenë dy gratë, të cilat u morën vesh për t'ia zbuluar të fshehtën (Pejgamberit ﷺ)?” Ende pa e mbaruar mirë pyetjen, më tha: “Aishja dhe Hafsa.””