“Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky e ka dëgjuar Ubejd ibn Hunejnin se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Doja ta pyesja Omerin për një çështje, andaj i thashë: “O prijësi i besimtarëve, cilat kanë qenë dy gratë e të Dërguarit të Allahut ﷺ, të cilat u morën vesh për t'ia zbuluar të fshehtën e tij?” Ai, ende pa e mbaruar mirë pyetjen time, më tha: “Aishja dhe Hafsa.””