“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu nga Halid ibn Jezidi, e ky nga Seid ibn Ebu Hilali, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Zoti ynë e zbulon Kërcirin e Tij, e në atë rast çdo besimtar e besimtare bie në sexhde dhe mbesin vetëm ata që në këtë botë kanë bërë sexhde për syefaqësi e për famë. Edhe këta nisen për të bërë sexhde, por shpina u shndërrohet në një asht të vetëm (dhe nuk arrijnë të përkulen) .””